2007-02-11 16:24:51

Sot, në përkujtimin liturgjik të Zojës Lurdë, u kremtua Dita XV botërore e të sëmurit.


(11.02.2007 RV)Festimi qëndror i Ditës botërore të të sëmurit me temë “Kujdesi baritor për njerëzit me sëmundje të pamjekueshme”, u mbajt në Seul të Koresë së Veriut, ku u kremtua një liturgji solemne eukaristike, gjatë së cilës disa të sëmurë morën sakramentin e vojimit.
Me këtë rast, sipas traditës, Benedikti XVI u krijoi besimtarëve mundësinë të fitojnë ndjesën e plotë. Hollësitë për kushtet që duhen plotësuar për ta fituar këtë ndjesë u publikuan të martën e kaluar përmes një komunikate të Kryependestarit, kardinalit Xhejms Frensis Staford.
Kushti kryesor për ta fituar ndjesën është që besimtari t’i pranojë sëmundjet dhe vuajtjet që vijnë prej tyre me shpirtin e fesë, sepse kjo e shenjtëron njeriun, si dhe të rrëfehet, të kungohet e të lutet sipas ndjetit të Atit të Shenjtë. Ndërsa në Mesazhin papnor për këtë Ditë theksohet se Kisha është gjithnjë pranë të sëmurëve në prag të vdekjes. Ati i Shenjtë pohon edhe se është e nevojshme të promovohen politika që krijojnë kushte në të cilat njerëzit e sëmurë rëndë mund ta presin me dinjitet vdekjen. Ndonëse shkenca ka përparuar shumë – shkruan Ati i Shenjtë - nuk ka arritur t’i shërojë të gjitha sëmundjet e, për pasojë, as t’i lehtësojë vuajtjet e njerëzve në prag të vdekjes. Prandaj Papa kërkon më shumë qëndra që i lehtësojnë këto vuajtje, duke i asistuar plotësisht të sëmurët e duke u siguruar edhe ndihmën shpirtërore, për të cilën kanë më shumë nevojë se kurrë në prag të shtegtimit të fundit.







All the contents on this site are copyrighted ©.