2007-02-10 13:29:16

Bashkësia e Shën Egjidit kremtoi 39- vjetorin e themelimit me një Meshë në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran.


(09.02.2007 RV)RealAudioMP3 “Jeni të mëdhenj në dashuri”. Me këto fjalë, shqiptuar gjatë homelisë, e përshëndeti Bashkësinë e Shën Egjidit kardinali Pupard, kryetar i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar. Të pranishëm në Meshë, autoritetet fetare e politike italiane, ndërmjet të cilave kryeministri Romano Prodi. Por në krye të vendit ishin të varfërit, për të cilët punojnë vazhdimisht 50 mijë vullnetarët e Bashkësisë në 70 vende të botës.
Po cilat janë aspektet për t’u nënvizuar në këtë 39-vjetor, kremtuar nën shenjën e solidaritetit e të impenjmit për paqen? Në mikrofonin e Radios sonë, Mario Maraxiti, zëdhënës i Shën Egjidit:
- Dy gjëra: bukuria e Ungjillit: Ungjilli është energji e pallogaritshme, mund të krijojë paqe, mund t’u japë shpresa të gjithëve – dhe lutja e mbrëmjes e Bashkësisë së Shën Egjidit, urata e secilit, forcë e cila mund t’ia ndryshojë faqen botës.Nga ana tjetër, konkretisht, në këtë vit të vështirë, urojmë që ta bindim rishtas botën sa e nevojshme ëshë aleanca ndërmjet Evropës e Afrikës për të fituar mbi Sidën e për të ndihmuar 30 milionë të sëmurë, pothuajse të gjithë pa mjekime. Ne, me programin ‘Dream’ tashmë në shtatë vende, dëshmojmë se sëmundja mund të shërohet e mund të lindin fëmijë të shëndoshë edhe prej prindërve të sëmurë.







All the contents on this site are copyrighted ©.