2007-02-09 17:58:07

Zhvendoset më 21 shkurt takimi i Vjenës për statusin e Kosovës.


(09.02.07 RV) Më 21 shkurt, takimi ndërmjet serbëve dhe kosovarëve në Vjenë për të diskutuar mbi planin e Ahtisarit mbi Kosovën. Qe pikërisht zëvendësi i Ahtisarit, Albert Rohan, që deklaroi këtë vendim në Prishtinë. Zyra e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara i përgjigjet kështu pozitivisht kërkesës së Beogradit, për t’i shtyrë bisedimet deri në mbledhjen e parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 21 janarit. Gjithsesi, Rohan sqaroi se do të bëhen përpjekje që çështja e statusit të përfundojë në fillim të marsit, sipas planit. Gjithashtu ai citoi presidentin serb Tadiç, duke thënë se parlamenti i ri do të autorizojë pjesëmarrjen e një delegacioni në bisedimet e Vjenës. Ndërkaq, Ekipi Negociator i Serbisë po përgatit një rezolutë për Kosovën, që do t’i jepet për miratim parlamentit të sapombledhur, pavarësisht se nuk dihet një datë e saktë për këtë. Ka mundësi që serbët të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare që të diskutohen veç e veç pjesa e propozimit të Ahtisarit që i përket statusit dhe pjesa më teknike e tij.
Për një mendim mbi planin e Ahtisarit dhe mbi pasojat e tij për Kosovën, kryeredaktori ynë, don David Gjugja i ka drejtuar mikrofonin, Gjergj Dedajt, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.