2007-02-07 19:12:52

Mekë: palestinezët nuk do të largohen pa marrëveshje.


(07.02.07 RV) RealAudioMP3 Pas një sërë shtyrjesh, filluan në Mekë bisedimet e shumëpritura ndërmjet liderëve palestinezë të Hamasit dhe Al Fatahut. Qëllimi i këtij takimi, realizuar me ndërmjetësimin e Arabisë Saudite, është fundi i ndeshjeve ndërmjet dy fraksioneve në Gazë, të cilat kanë shkaktuar tashmë mëse 90 të vdekur, dhe formimi i qeverisë së bashkimit kombëtar. Presidenti palestinez Abu Mazen, në krye të delegacioni të Al Fatahut, deklaroi se nuk do të largohet nga vendi i shenjtë derisa të arrihet marrëveshja. I pranishëm në Mekë, për Hamasin, kryeministri Ismail Hanijeh dhe kreu i zyrës politike të lëvizjes islamike, azilant në Damask, Khaled Meshal.


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki ka kërkuar nga komandantët ushtarakë irakianë që t’i përshpejtojnë përgatitjet për operacionin e sigurisë në Bagdad. Vonesa, sipas tij, u ka dhënë mundësi rebelëve t’i shtojnë sulmet, duke vrarë qindra vetë gjatë javëve të fundit. Dje, në Irak, nga dhuna janë vrarë së paku 51 vetë. Amerikanët kanë njoftuar se janë vrarë dy ushtarë dhe një helikopter është rrëzuar në afërsi të Bagdadit. Rrëzimi është vepër e Al Kaidës.
Ndërkaq, kundër qëndrimit në Irak shprehet edhe Franca, me dy intervista të kryeministrit de Vilpë dhe të ministrit të jashtëm, Filip Dust-Blazi, të cilët propozojnë tërheqjen e trupave brenda vitit 2008, ose së paku fiksimin e një kalendari për largimin e tyre nga vendi. Uashingtoni komenton duke thënë se një gjë e tillë do të shtonte dhunën në Irak.







All the contents on this site are copyrighted ©.