2007-02-06 17:15:03

Bush: 150 milion dollarë për Kosovën.


(06.02.07 RV) RealAudioMP3 Gati 100 miliard dollarë deri në fund të shtatorit për luftrat në Irak dhe Afganistan. Ky është parashikimi i shpenzimeve, që presidenti amerikan Bush paraqiti dje para kongresit, aktualisht në duart e kundërshtarëve të tij politikë, demokratëve. Këta të fundit nuk janë dakord me presidentin përsa i përket qëndrimit ndaj Irakut dhe premtojnë betejë në kongres.
Një pjesë e buxhetit 2008 parashikon edhe rritjen e ndihmave për Kosovën në më shumë se 150 milionë dollarë.


Ndërkaq, gjendja në Irak mbetet e vështirë. Në Bagdad është rrëmbyer të dielën një dipllomat i lartë iranian. Lajmi u konfirmua vetëm sot. Zyrtarë irakianë kanë deklaruar se diplomati nga Teherani është rrëmbyer nga pjesëtarë të Armatës Irakiane ose të Ministrisë së Mbrojtjes. Ngjarja ka shkaktuar protestat zyrtare të Iranit.
Nga ana tjetër, amerikanët kanë hedhur hijen e dyshimin mbi një parlamentar shiit, i cili aktualisht vazhdon punën i pashqetësuar në Bagdad. Sipas të dhënave, të paraqitura tashmë para kryeministrit Al-Maliki, personi është dënuar me vdekje në Kuvajt për atentatet kundër ambasadave amerikane dhe franceze në vitin 1983.








All the contents on this site are copyrighted ©.