2007-02-05 16:13:14

Të respektosh natyrën do të thotë të respektosh edhe njeriun: kështu u shpreh imzot Françesko Folo, pas Konferencës së OKB-së mbi ambientin.


(05.02.2007 RV)RealAudioMP3 Do të quhet UNEO Organizata e re e Kombeve të Bashkuara për Ambientin. Themelimi i saj u vendos gjatë Konferencës së Parisit, në të cilën morën pjesë 200 delegatë nga 46 vende të ndryshme të botës. Organizmi do të ketë për detyrë të vlerësojë dëmet ekologjike, të promovojë teknologjitë e reja dhe sjelljet që respektojnë më shumë ekosistemet. Gjithashtu do të ndjekë nga afër vënien në jetë të vendimeve të marra për mbrojtjen e mjedisit. Në Paris u fol edhe për adoptimin e një “Deklarate universale të të drejtave e të detyrave ambientale”.
Mbi këtë temë shpreht vetë imzot Françesko Folo, në mikrofonin e Radios sonë:
Përgjigje: - Benedikti XVI flet për ekologjinë e paqes, për ekologjinë njerëzore. Tashmë nuk vihet në lojë vetëm respekti për natyrën, por edhe respekti për njeriun dhe mënyra e ndër-reagimit të ekologjive për sigurimin e bashkëjetesë së vërtetë njerëzore.
Pyetje: - A mund të flitet për nisma të Kishës në mbrojtje të ambientit?
Përgjigje: - Kisha jep autoritetin moral, që u krijon shteteve kushtet për të marrë vendime. Ne mbështesim gjithçka që mbron njeriun dhe dinjitetin e tij. Përsa i përket natyrës, është e nevojshme të ripohojmë se ajo nuk duhet shikuar si idhull, sepse vërtetë është krijuar nga Hyji, por gjithnjë në funksion të njeriut, të cilit Zoti ia ka dorëzuar që të punojë për ta zhvilluar.
Pyetje: - Imzot Folo, pse ka shumë rëndësi për njeriun ta mbrojë mjedisin natyror të krijuar nga Zoti?Përgjigje: - Ka rëndësi sepse, në saje të të dhënave që kemi nga grupi i punës mbi ekologjinë, kurrë më shumë se sot nuk kemi qenë kaq të vetëdijshëm për faktin se problemi i shkatërrimit të botës nuk vjen, siç druheshin në dhjetvjeçarët e kaluar, nga jashtë, nga ndonjë meteorit. Problemi është brënda botës, vetë njeriu krijon rrezikun të vrasë veten, duke vrarë botën. E natyrën duhet ta mbrojë jo vetëm njeriu i zakonshëm, por kryesisht sipërmarrjet shumkombëshe që i shfrytëzojnë burimet njerëzore në mënyrë aq negative, sa të krijojnë rrezikun real të shkatërrimit të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.