2007-02-05 16:44:38

Rëndohet bilanci i viktimave në Indonezi e lajme të tjera.


(05.02.07 RV) RealAudioMP3 Në Indonezi rëndohet bilanci i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet. Sipas autoriteteve lokale janë 29, por të shpërngulurit, sipas vlerësimeve të fundit, mund të arrijnë në 340 mijë. Disa ditë me shi të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytjen më të madhe gjatë 5 viteve të fundit. 75% e kryeqytetit Xhakarta është mbuluar me ujë dhe ekziston rreziku i përhapjes së sëmundjeve. Qeveria ka impenjuar 12.600 persona për të ndihmuar popullsinë.


Së paku 30 vetë kanë humbur jetën sot në Bagdad, në një seri atentatesh e sulmesh. Forcat irakiane dhe amerikane po përgatiten për të filluar një operacion të përbashkët, që ka për qëllim të ndalojë këtë larje hesapesh në kryeqytet. Ushtarët kanë marrë në dorë pozicione kyçe në qytet, të shoqëruar nga tanke e autoblinda. Gajtë dy ditëve, të shtunën e të dielën, bilanci tërësor i viktimave shënoi 200 vetë.


Në Iran, rreth njëmijë studentë formuan sot në Teheran, një zinxhir njerëzor në mbështetje të programit bërthamor iranian. Sipas burimeve të Agjensisë ndërkombëtare të Energjisë Atomike, me seli në Vjenë, Irani ka instaluar 164 impiante për pasurimin e uraniumit në Natanz. Deri tani, Republika Islamike zotëron 328 centrifuga të tilla. Në vend, ndodhet sot presidenti pakistanez, Musharraf.







All the contents on this site are copyrighted ©.