2007-02-05 16:15:11

Përkujtojmë Mihal Gramenon në 76-vjetorin e vdekjes.


(05.02.2007 RV)76 vjet më parë, më 5 shkurt 1931, në Korçë ndërroi jetë atdhetari Mihal Grameno, publicist i shquar, shkrimtar, luftëtar në radhët e Çetës së Çerçiz Topullit, veprimtar i lëvizjes patriotike dhe demokratike, Hero i Popullit.
Lindi në një familje atdhetare korçare. Në moshë të re mërgoi në Bukuresht, ku u lidh ngusht me shoqërinë ‘Drita’ e, më vonë, edhe në Amerikë.
Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, bashkëpunoi me shtypin e kohës brënda dhe jashtë Shqipërisë; drejtoi gazetën "Lidhja ortodokse" dhe "Koha"; shkroi komedinë "Mallkimi i gjuhës shqipe"(1905); dramën historike “Vdekja e Pirros"(1906); novelat "Oxhaku"(1904-1905); “E puthura"(1909) dhe ‘Varri i Pagëzimit’ (1909). Në krijimtarinë e tij shquhen përmbledhja e publicistikave "Kryengritja shqiptare” dhe shumë poezi patriotike, disa prej të cilave u muzikuan dhe u bënë këngë që këndohen edhe sot.Ndërmjet tyre, kujtojmë “Për mëmëdhenë”, “Lamtumirë” dhe Uratë për liri”, përhapur gjërësisht në popull, duke e përjetësuar emrin e Gramenos.







All the contents on this site are copyrighted ©.