2007-02-05 18:01:56

Dioqeza e Sapës përkujtoi 60-vjetorin e pushkatimit të imzot Gjergj Volajt.


(05.02.07 RV) RealAudioMP3 Në Ditën e shën Vlashit, më 3 shkurt, u përkujtua 60-vjetori i pushkatimit të imzot Gjergj Volajt, ish-ipeshkëv i Sapës. Në kishën katedrale të Vaut të Dejës, e kryesoi meshën imzot Lucian Agustini, ipeshkvi i ri i Sapës.
I paharruar takimi i imzot Gjergj Volajt me nënën, një ditë para pushkatimit. “Qaj për çka po vjen pas”, i pat thënë duke iu referuar persekutimit komunist, që sapo kishte filluar. Të dëgjojmë Violeta Marashin, nga dioqeza e Sapës…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.