2007-02-05 16:37:44

250 mijë fëmijë në botë, ushtarë me zor.


(05.02.07 RV) RealAudioMP3 U hap sot paradite në Paris, Konferenca ndërkombëtare “Çlirojini fëmijët nga lufta”. Objektivi i saj është të bëjë të njohur fenomenin e turpshëm të fëmijëve që merren ushtarë, në Afrikë, por edhe në Azi. UNICEF-i flet për 250 mijë fëmijë në botë që merren ushtarë me zor, për t’u shndërruar në vrasës e njëkohësisht në viktima, pasi vriten, plagosen e përdhunohen, duke i shkëputur nga krahët e fëmijërisë, të cilën nuk e kanë përjetuar kurrë. Nën akuzë, edhe akademitë ushtarake britanike dhe amerikane, ku hyhet në moshën 16-vjeçare.








All the contents on this site are copyrighted ©.