2007-02-02 18:59:58

"Pavarësi" pa e përmendur fjalën: ky është plani i Ahtisarit për Kosovën.


(02.02.07 RV) RealAudioMP3 Ahtisaari i dorëzon Beogradit e Prishtinës planin mbi statusin e Kosovës dhe shpjegoi strategjinë e fazës përfundimtare që do të çojë deri në përpilimin e planit përfundimtar që do ti dorëzohet Këshillit të Sigurimit.Kryenegociatori i OKB-së, Marti Ahtisari ilustroi planin e tij për Kosovën, para serbëve në Beograd dhe kosovarëve në Prishtinë. Ai u dorëzoi autoriteteve 58 faqe, "rezultat i negociatave intensive një vjetore me palët", siç tha ish-presidenti finlandez.
Kënaqësi nga ana e shqiptarëve. Krejt ekipi negociator e autoritetet qeveritare, në një konferencë shtypi, u treguan të kënaqur, pasi siç tha edhe presidenti Fatmir Sejdiu, pavarësia e Kosovës përmbahet në elementet e paraqitura nga plani i Ahtisaarit. Rruga drejt saj është e hapur, pavarësisht se Ahtisari, në konferencën e tij për shtyp, nuk përmendi asnjëherë fjalën “pavarësi”.
Por pikërisht për të njëjtën arësye, propozimi nuk u pëlqen serbëve. Presidenti serb Tadiç, pas takimit me Ahtisaarin, ka deklaruar se pavarësia e Kosovës do të ishte një precedent i rrezikshëm e nuk do të sillte stabilitetin në rajon, prandaj është e papranueshme.
Ahtisari u ka sqaruar serbëve dhe kosovarëve se tani duhet të paraqesin propozime konstruktive për ndryshime. Konsultimet e para do të mbahen më 13 shkurt në Vienë e duhet të përfundojnë në fund të muajit. Vetëm atëherë, Ahtisari do ta paraqesë propozimin për statusin para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili ka fjalën e fundit për miratimin e tij. Të dëgjojmë Rabije Ibrajn nga Prishtina...RealAudioMP3
Propozimi i Martti Ahtisaari për statusin e Kosovës, ka ngjallur reagime unanime të faktorëve relevant ndërkombëtar, të cilët i kanë dhënë mbështetje të fuqishme propozimit dhe sugjerimeve të tij për procesin në vazhdim
Ipeshkëvi Katolikë i Kosovës imzot Dodë Gjergji flet për një fazën e fundit të procesit që do të realizojë aspiratat e popullit të Kosovës..RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.