2007-02-01 15:55:50

Vlera e dëshmisë së përbashkët të katolikëve e ortodoksëve për Tokën Shenjte.


(01.01.2007 RV)Dëshmia e përbashkët e katolikëve dhe e ortodoksëve të traditave të Lindjes mund të ketë pasoja të rëndësishme për paqen në Tokën Shenjte: kështu u shpreh sot Benedikti XVI, duke pritur në Vatikan Komisionin e përbërë për dialogun teologjik me Kishat Lindore.
Komisioni i përbërë, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të Kishës së Romës dhe të traditave ortodokse lindore, që u ndanë nga katolikët dhe nga ortodoksët e Bizantit pas Koncilit Ekumenik të Kaldonisë, në vitin 451 pas Krishtit, vijon punimet në kërkim të një rruge të përbashkët. I krijuar në vitin 2003, Komisioni përbëhet nga 14 përfaqësues. Papa, duke i vlerësuar lart ortodoksët e traditave të Lindjes, përfaqësues të trashëgimisë kishtare që nisi në shekujt e parë të krishtërimit, theksoi se dialogu me ta mund t’u kthejë të krishterëve të Tokës Shenjte guximin ta dëshmojnë Ungjillin në rrethana shoqërore e politike të vështira e shpesh dramatike. Shumë prej jush vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme – u tha Papa të pranishëmve - dhe në vijim kujtoi me shqetësim situatën e vështirë në të cilën jetojnë individët dhe bashkësitë e krishtera në këtë zonë. Prandaj Ati i Shenjtë u bëri thirrje të krishterëve të të gjitha traditave të jenë të guximshëm e të vendosur në forcën e Shpirtit të Krishtit dhe iu lut martirëve e shenjtorëve që dëshmuan Krishtin në këto troje, t’i përforcojnë në fe bashkësitë e krishtera.







All the contents on this site are copyrighted ©.