2007-02-01 16:25:29

U mbajt takimi i pestë i Sekretarisë së përgjithshme të Sinodit të ipeshkvijve.


(01.02.2007 RV)Më 24 e 25 janarin e kaluar u mbajt për herë të pestë Këshilli i zakonshëm i Sekretarisë së përgjithshme të Sinodit të ipeshkvijve, që po merret me përgatitjen e Asamblesë së Përgjithshme të zakonshme të Sinodit me temë: “Fjala e Zotit në jetën dhe në misionin e Kishës”. Sipas programit, Asambleja do të mbahet nga 5 deri më 26 tetor të vitit të ardhshëm Të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i Sinodit, kryeipeshkvi Nikola Eteroviç, kardinajtë dhe prelatët e pranishëm në takim punuan për t’i dhënë dorën e fundit fazës së parë përgatitore për Sinodin e ardhshëm, posaçërisht për hartimin e Lineamentës. Gjatë diskutimit kolegjial – lexojmë në një notë – për të përmirësuar tekstin dhe për ta lehtësuar konsultimin, u bënë shumë sugjerime, që do të përfshihen në variantin e miratuar të Lineamentës. U hartua edhe një Pyetësor që do t’u dërgohet kishave të veçanta për t’i ndihmuar ta kuptojnë më thellë temën e Sinodit, duke e parë lidhur ngusht me përvojën e gjallë të Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.