2007-02-01 18:54:22

SHBA nuk e përjashtojnë opcionin "luftë" ndaj Iranit. Iraku përgatitet për një fushatë kundër rebelëve.


(01.02.07 RV) SHBA-të nuk kanë ndërmend ta lejojnë më Iranin të bëjë ç’të dojë në kufirin me Irakun. Sipas nënsekretarit të Shtetit Nikolas Bërns, pas dy vjet hetimesh, është mëse e qartë se Irani ka furnizuar me eksploziv grupe shiitësh, që më pas e kanë përdorur për të vrarë ushtarë amerikanë. Bërns sqaroi se SHBA-të nuk kanë ndërmend të kalojnë kufirin nga Iraku në Iran, nuk duan ta sulmojnë Iranin, por pavarësisht se fjalën e ka akoma dipllomacia, të gjitha opcionet mbeten të mundshme.


Në Irak vazhdojnë atentatet me një numër të konsiderueshëm viktimash. Vetëm sot paradite në Bagdad u hodhën në erë tre kamikaze, ndërsa në Bakuba u vra një profesor i rëndësishëm universiteti. Ndërkaq, janë ndaluar të gjitha fluturimet nga Siria për në Irak, në kuadër të përgatitjeve të qeverisë irakiane për një fushatë të re sulmesh ndaj rebelëve në Bagdad dhe rrethinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.