2007-02-01 15:58:17

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit Ortas.


(01.02.2007 RV)Vdiq sot në Romë kardinali spanjoll Antonio Maria Havier Ortas, prefekt nderi i Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve. Kardinali salezian, që mbylli sytë në moshën 86 vjeçare, dje kremtoi Meshën e fundit pikërisht në festën liturgjike të Shën Gjon Boskut. E Papa, në dy telegrame ngushëllimi, e kujton pikërisht si Bir të devoçëm të Shën Gjon Boskut, plot dashuri për Krishtin e besnikëri për Pasardhësin e Shën Pjetrit, Me vdekjen e kardinalit Ortas, Kolegji kardinalor përbëhet nga 184 kardinaj, 110 nga të cilët, me të drejtë zgjedhore.







All the contents on this site are copyrighted ©.