2007-01-31 18:09:04

Sot Kisha kujtoi Shën Gjon Boskon, themelues i salezianeve, atë dhe mësues i të rinjve


(31.01.07 RV)RealAudioMP3 Gjon Bosku është shenjt i madh i kohëve moderne, pastori i studentëve e i botuesve, meshtar torinez, i lindur në vitin 1841. Shenjti kujtohet si krijues i Oratoreve, vend takimi e dëfrimi për të rinjtë, edukimit të të cilëve Shenjti ia kushtoi gjithë jetën, dhe si themelues i vëllezërve salezianë dhe i motrave saleziane. Don Bosku vdiq më 31 janar 1888 dhe u kanonizua nga papa Piu XI në vitin 1934.
Festa e tij u kremtua kudo kryejnë misionin familjet saleziane, por kremtimet kryesore u mbajtën në Torino. Mesha e parë kremtore, që u tha në mëngjes, në bazilikën e Zojës Ndihmëtare në Valdoko të Torinos, u kryesua nga Rektori i Madh i Salezianëve, don Pakual Çevez Vilanueva, i cili në përfundim bekoi makinën e re të shtypit me 4 ngjyra që do të përdoret nga nxënësit e Shkollës Grafike Saleziane.
Kremtimin e dytë solemn të paradites e kryesoi kardinali Severino Poleto, kryeipeshkëv i Torinos.
Pasdite, në Kishën e Zojës Ndihmëtare u bekuan fëmijët dhe u kremtua Mesha solemne për Lëvizjen Rinore Saleziane, shoqëruar nga kori i të rinjve.
Kujtojmë se familja saleziane është e pranishme në Shqipëri që në vitet ’30 e se rregulltarët u rikthyen menjëherë në vitin 1992, për të ngritur oratoret e tyre në Tiranë e në Shkodër, në sa vijojnë prej vitesh misionin në Prishtinë e në Podgoricë
Kështu emri i Shenjtit në Shqipëri u bë përsëri shumë i njohur, sidomos në mes të rinjve. Emrin Don Bosko e mbajnë dy rrugë, një në Tiranë e një tjetër në Shkodër. Ja si shpreht meshtari i ri dom Dominik Qerimi për karismën e tij saleziane...








All the contents on this site are copyrighted ©.