Misioni katolik për Palestinën ndihmon të krishterët irakianë.
(31.01.07. RV)Kisha katolike është pika e parë e referimit për refugjatët e
krishterë nga Iraku, sapo arrijnë në Jordani. Që nga viti 1949 agjensia e posaçme
e Selisë së Shenjtë me qendër në Nju Jork, drejton e koordinon të gjitha organizatat
dhe shoqatat katolike të impenjuara për të ndihmuar Tokën Shenjte. Vitet e fundit
po ndihmon në mënyrë të veçantë edhe të krishterët irakianë që ikin me mijëra nga
Iraku në drejtim të Turqisë, të Sirisë e sidomos, të Jordanisë, ku ardhja e tyre e
ka rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e bashkësisë kristiane. Ky vend i tërheq, sepse
këtu ndjehen më të lirë, ndonëse kushtet e jetesës janë tepër të vështira: mungojnë
shtëpitë, puna, shkolla, ndërsa kostua e jetës është shumë e lartë.