Kosovarët në pritje të publikimit të pakos së Ahtisarit!
Ekipi Negociator i Kosovës, premtoi sot se do të jetë plotësisht transparent më qytetarët
e Kosovës për t’ua shpalosur detajet e pakos që do të sjellë Ahtisaari më 2 shkurt
në Prishtinë dhe nënvizon se publikimi i pakos, nuk do të sjellë destabilizim të vendit. Po
kështu Statusi i Kosovës do të jetë në qendër të bisedimeve gjatë misionit që përfaqësuesi
i Lartë i BE-së Havier Solana do të bëjë javën e ardhshme në Moskë e Beograd.