2007-01-31 18:05:13

Katolikët e Vientnamit të kënaqur pas takimit mes Kryeministrit e Papës. Sipas Kishës vendase është i rëndësishëm afërimi mes dy palëve.


(31.01.07 RV) Komente pozitive në Vietnam për vizitën e kryeministrit Nguen Tan Dung në Vatikan më 25 janarin e kaluar. Vetë kryeministri, sapo u kthye në vend, pohoi se së shpejti Vietnami do të lidhë marrëdhënie diplomatike me Vatikanin. Katolikët vietnamezë e pritën me gëzim të madh një lajm të tillë. Ata ëndërrojnë prej kohe të kenë mes tyre një diplomat të Selisë së Shenjtë, sepse prania e tij do të ndikojë fuqimisht për zhvillimin e kulturës dhe të solidaritetit ndërmjet vietnamezëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.