2007-01-31 18:47:01

Gjatëderdhje gjatë Ashures: 50 të vdekur e më dhjetëra të plagosur në sulme të shumta.


(31.01.07 RV) Keqësohet situata e të pastrehëve: janë një milion e gjysëm e numri rritet njëmijë në ditë. Qeveria e Iranit dënoi sot atentatet që u kryen dje në Irak e Pakistan, në festën e Ashuras. Sipas republikës islamike, organizatorët e këtyre atentateve janë SHBA dhe Izraeli. Përsa i përket programit bërthamor, presidenti Ahmadinexhad ka deklaruar se muajin e ardhshëm do të jetë në gjendje t’i japë popullit “një lajm të mirë”, pa sqaruar se për çfarë është fjala. Autoritetet irakiane kanë organizuar për marsin e këtij viti një konferencë rajonale, ku kanë ftuar edhe Iranin e Sirinë. Tema kryesore e saj do të jetë stabilizimi i gjendjes në vend e në përgjithësi, rritja e sigurisë në zonë. Arabia Saudite po mendon për ndihma ndaj sunitëve, në luftën kundër shiitëve, në rastin e largimit të forcave ndërkombëtare. Ndërkaq, në terren, në atentate e sulme të ndryshme janë vrarë 14 irakianë.

Aftësia e Koresë së Veriut për të prodhuar armë bërthamore përbën “kërcënim” për interesat ruse. Kështu deklaroi kryenegociatori rus në bisedimet gjashtë-palëshe mbi programin bërthamor të Piong-jangut. Negociatat duhet të rifillojnë më 8 shkurt në Pekin.


Njëri nga kunetët e Osama Bin Ladenit, Zhamal Kalifa, është vrarë në Madagaskar, sipas rrjetit televiziv Al Arabija. Njerëz të armatosur kanë hyrë në banesën e tij dhe e kanë vrarë duke i marrë edhe dokumentat e gjëra të tjera. Kalifa ishte një biznesmen saudit, që publikisht nuk e ka mbështetur asnjëherë kreun e Al Kaidës, por lidhjet mes tyre nuk ishin të qarta.







All the contents on this site are copyrighted ©.