2007-01-30 18:23:54

Trojka evropiane në Beograd më 7 shkurt. Solana: në fund të shkurtit rezoluta mbi Kosovën.


(30.01.07 RV) Ministri i Jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer së bashku me shefin e diplomacisë evropiane Havier Solana dhe komisioneren për Marrëdhënie me Jashtë Benita Ferrero Valdner, do të vizitojnë Beogradin më 7 shkurt. Siç njofton agjencia e lajmeve franceze AFP, në qendër të takimit do të jetë "perspektiva evropiane" e Serbisë dhe statusi i ardhshëm i Kosovës.
Sipas Solanës, plani i Kombeve të Bashkuara për të ardhmen e Kosovës mund të marrë formë përfundimtare nga fundi i muajit të ardhshëm, para se të shkojë për miratim në Këshillin e Sigurimit. Nuk priten reagime negative e mendohet se Rusia nuk do të përdorë veton kundër tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.