Nga veprimtaria javore e kishës së Shën Piut X në Elbasan.
(30.01.2007 RV)Gjithë veprimtaritë e javës së kaluar në bashkësinë katolike
të Elbasanit, në përkim me Kishën katolike universale, iu kushtuan kryesisht lutjes
për bashkimin e të krishterëve. Në kremtime morën pjesë katolikë, ortodoksë e protestantë,
në sa Kisha e Shën Piut X, që përgatitet të kremtojë 10-vjetorin e shugurimit, punon
edhe për formimin biblik dhe ekumenik të besimtarëve. Shërbim i Mariza Strattit