2007-01-30 17:44:22

Ditë lutjeje në Bruksel, në gjirin e institucioneve evropiane.


(30.01.07 RV) E sotmja qe një ditë lutjeje e reflektimi në gjirin e institucioneve evropiane në Bruksel, udhëhequr nga fratel Aloisi, eprori i Bashkësisë ekumenike të Tezèsë, me ftesën e Komisionit të episkopateve të Bashkimit Evropian. “Dialogu ndërkulturor e ndërfetar, i cili është një kontribut i rëndësishëm për të ardhmen e Evropës, do të jetë një nga përparësitë e mandatit tim, premtoi presidenti i Parlamentit evropian, Hans-Gert Pëtering. Sot paradite, pas lutjes në Kapelën e Ringjalljes, është zhvilluar një takim me të rinjtë mbi temën “Jeta juaj ka vlerë për Evropën”. Të dëgjojmë dëshminë e një shqiptari të pranishëm në takim. Flet në mikrofonin e Radio Vatikanit, Joan Lena RealAudioMP3


Në mbrëmje, në katedralen e Brukselit, zhvillohet një lutje e përbashkët me përfaqësuesit e feve të tjera, udhëhequr nga kardinali Godfrid Danills. Qëllimi është që njerëzit të sensibilizohen mbi faktin se uniteti i vlerave të krishtera mund të ndihmojë unitetin politik të kontinentit.








All the contents on this site are copyrighted ©.