2007-01-30 16:50:56

Arritje të reja në bisedimet e zhvilluara dje ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Izraelit mbi çështjet fiskale dhe pronat kishtare në territorin izraelit.


(30.01.2007 RV)Komisioni i përhershëm dypalësh i punës, me përfaqësues të Selisë së Shenjtë dhe të Izraelit u mblodh dje në Jeruzalem për herë të parë që nga 13 dhjetori i vitit të kaluar. Në përfundim të takimit, që zgjati rreth tri orë, delegacionet publikuan një komunikatë të përbashkët, në të cilën flitet për atmosferë shumë të përzemërt dhe për arritje në përpjekjen për të hartuar marrëveshjen – që pritet prej kohësh - mbi çështjet fiskale dhe të pronave, që varen nga Kisha dhe Shteti i Izraelit. Komunikata saktëson se takimi i ardhshëm i Komisionit do të mbahet në nivelin e mbledhjes plenare në Vatikan. Mbledhja e fundit plenare u mbajt më 12 mars 2002, edhe ajo në Vatikan, ndërsa dy takimet e mëparshme (më 1995 dhe më 1998) në Izrael.







All the contents on this site are copyrighted ©.