2007-01-29 18:39:00

Ahtisari paraqet propozimin për Kosovën më 2 shkurt pavarësisht nga formimi i qeverisë serbe.


(29.01.07 RV) Pavarësisht nga kërkesa e Serbisë për të pritur formimin e qeverisë së re, të dalë nga zgjedhjet e fundit, i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Marti Ahtisari konfirmoi se do ta paraqesë propozimin e tij për statusin më 2 shkurt.
Ahtisari e ka diskutuar ndërkaq idenë e tij me anëtarët e Grupit të Kontaktit dhe Rusinë, në një takim me dyer të mbyllura në Vjenë, të premten e kaluar. Për t’u shënuar, vetëm thirrja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer drejtuar fqinjëve të Kosovës, për mbështetjen e planit të Ahtisarit, por asgjë zyrtare mbi përmbajtjen e tij.
E ndërsa në Beograd kanë filluar diskutimet për krijimin e qeverisë së re, funksionari serb, Sllobodan Samarxhiq, në një intervistë me agjensinë britanike të lajmeve Rojters, deklaron se Serbia është gati t’i japë Kosovës një “pavarësi të brendshme” mjafton që të mos ndryshohen kufijtë e saj territorialë. Propozimi duket se nuk është gjithsesi i njëjtë me atë të Ahtisarit.








All the contents on this site are copyrighted ©.