2007-01-26 18:40:28

Përkujtojmë sot Shenjtorët Timoteu e Titi, Ipeshkvij.


(26.01.2007 RV)RealAudioMP3 Shenjtorët Timoteu e Titi, të dy dishepuj e bashkëpunëtorë të Shën Palit, u caktuan prej tij porsi barinj: i pari i Kishës së Efezit e i dyti, i Kretës. Timoteu ishte bir i një babe pagan e i një nëne hebreo-kristiane me emën Euriçe, dishepulle e Shën Palit e bashkëpunëtore e tij. Titi lindi prej prindërve paganë. U pagëzua nga Apostulli, i cili e përcolli në Konçilin e Jeruzalemit. Më vonë e gjejmë në Kretë, në Maqedoní, në Romë e Dalmací. Pas martirizimit të Shën Palit, Timoteu vijoi të kryesonte Kishën e Efezit deri në vitin 97 kur, sipas traditës, vdiq në kulmin e veprimtarisë baritore. Njoftimin e fundit për të na e jep Shën Pali pak para se të martirizohej: “Titi është në Dalmaci”. Nuk kemi më asnjë njoftim tjetër. Kujtojmë se këtyre dy dishepujve, Shën Pali u drejtoi tri letra me përmbajtje baritore.







All the contents on this site are copyrighted ©.