2007-01-25 19:34:46

Ekonomi e pranueshme dhe ekologjike në qendër të Forumit të Davosit.


(25.01.07 RV) Ekonomi që të mbështetet mbi nevojat reale të njerëzve dhe të jetë ekologjikisht e mundshme: ky është thelbi i Forumit Ekonomik Botëror që u hap në Davos të Zvicrës. Fjalimi i parë i rëndësishëm qe ai i kancelares gjermane Angela Merkel, e cila i kushtoi vëmendje burimeve energjitike dhe mbrojtjes së klimës.
Ndërkaq, përfundoi me një maratonë në Kenia, Forumi Botëror Shoqëror. Pjesëmarrësit vrapuan për të drejtat themelore të të gjithë njerëzve, edhe të atyre që jetojnë të braktisur nga shoqëria. Forumi qe i rëndësishëm, pasi për herë të parë, mblodhi një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish, që folën kryesisht për problemet afrikane. Tani duhet menduar se si mund të vihen në jetë të gjitha idetë që u hodhën gjatë punimeve.


Një autobombë që shpërtheu në qendër të Bagdadit, shkaktoi sot 20 të vdekur e 18 të plagosur. Ndërkaq, komanda amerikane ka lajmëruar se janë vrarë 30 rebelë në zona të ndryshme të vendit. Në qytetin e Mosulit, policia ka gjetur edhe trupat pa jetë të 52 personave.







All the contents on this site are copyrighted ©.