2007-01-25 19:35:18

Doktrina shoqërore e Kishës për zgjidhjen e problemeve të Azisë.


(25.01.07 RV) Të mbjellë në qytetërimet e mëdha aziatike një humanizëm të plotë, solidar dhe të hapur ndaj trashendencës: ky është qëllimi i Kongresit kontinental që filloi sot në Bangkok të Tajlandës, me një fjalim të kardinalit Renato Rafaele Martino, president i Këshillit Papnor për Drejtësinë e Paqen.
Sfidat e popujve të Azisë janë të shumta. Kisha vë theksin mbi katër në veçanti: mbrojtjen e të drejtave të njeriut, promovimin e zhvillimit, integritetin ambiental dhe impenjimin për paqen. Sipas kardinalit Martino, këto sfida mund të përballohen duke përdorur parimet bazë të doktrinës shoqërore të Kishës. E detyra kryesore e këtij Kongresi, që është i dyti për Azinë, është pikërisht paraqitja e Përmbledhjes së Doktrinës Shoqërore të Kishës, përcaktuar nga Papa Benedikti XVI si “mjet referimi autoritar për të frymëzuar krishtërisht realizimin e një rendi të drejtë shoqëror”.







All the contents on this site are copyrighted ©.