U paraqit sot Raporti i FAO-s 2006 mbi “Gjendjen e ushqimit dhe të bujqësisë”.
(24.01.2007 RV)Sipas Raportit të Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë
“Një treta e ndihmave ushqimore nuk arrin aty ku duhet”. FAO i thotë ‘jo’ ndihmave
në natyrë, me përjashtim të ndihmave të emergjencës në rastet e krizave humanitare
dhe të thatësirave kronike. Ndërsa i thotë ‘po’ ndihmave në para ose në kupona me
vlerë ushqimore. Kjo është receta - paksa e çuditshme - që propozon FAO në Raportin
2006 për shpërndarjen sa më të frytshme të ndihmave humanitare, të cilat sot arrijnë
deri në 10 milionë tonelata në vit, me një vlerë vjetore prej 2 milardë dollarësh
e me qellim që të shuajnë urinë e 200 milionë njerëzve nevojtarë në botë. Po pse një
propopzim i tillë? Sepse, siç pohon drejtori i përgjithshëm i FAO-s, dyshohet se ndihmat
në natyrë ndikojnë negativisht si mbi prodhuesit, ashtu edhe mbi tregjet e vendeve
ku shkojnë, pa kujtuar pastaj se gjysma e vlerës shpenzohet për transport e se shkaktojnë
edhe çekulibrimin e tregtisë ndërkombëtare.