2007-01-24 17:57:55

Duke shfletuar kalendarin, përkujtojmë Shën Françeskun e Sales.


(24.01.2007 RV)Shën Françesku, Ipeshkëv e Dijetar i Kishës, lindi në Thorens të Savojës më 21 gusht të vitit 1567. Si u doktorua në Padovë, u shugurua meshtar e më pas u emërua ipeshkëv i Gjenevës. Është një ndër mësuesët e mëdhenj të jetës shpirtërore. Shkroi shumë vepra asketike e qe ndër të parët që jetën shpirtërore e shenjtërinë i paraqiti të mundshme në të gjitha gjendjet e jetës: në familje, në shoqëri, në zyrë, në punë, në ushtrí, në katedra universitetesh e edhe në parmendë e në kosë. Theksoi se vetëm dashuria e Zotit bën Shenjtorë. Në bashkëpunim me Gjovanë Françeskën Fremiò de Shantal themeloi murgeshat klaustrale të Vizitacionit. U shqua për dituri të thellë e butësi të jashzakonshme, aq sa u quajt Shenjti i butësisë. Me urtinë e tij baritore dhe ëmbëlsinë proverbiale, tërhoqi shumë kalvinistë në radhët e Kishës katolike. Vdiq në Lion me 28 dhjetor 1622.







All the contents on this site are copyrighted ©.