2007-01-24 19:47:48

500 milion euro për Libanin nga Evropa. Në Paris fillon Konferenca e Donatorëve.


(24.01.07 RV) Ndeshje të reja në Liban. Sot pasdite, në Tripoli ka pasur përleshje ndërmjet përkrahësve të qeverisë së Fuad Siniorës dhe mbështetësve të hezbollahëve, pas funeralit të dy personave që u vranë gjatë grevës së djeshme të përgjithshme. Deri tani flitet vetëm për të plagosur.
Ndërkaq, vetë Fuad Siniora ndodhet në Paris, ku nesër fillon konferenca dy-ditore e Donatorëve për Libanin. Që sot, Presidenti i Komisionit Evropian Barroso deklaroi se Brukseli ka ndërmend ta çojë në 500 milion euro shifrën e ndihmave për Libanin. Bashkimi Evropian i ka dhënë tashmë Libanit 107 milion euro. Por cilat janë perspektivat e vendit të kedrave? I kërkuam një analizë Antonio Ferrarit, analistit politik të gazetës italiane “Korriere della Sera”:
RealAudioMP3 Perspektivat janë të vështira. Është e qartë se dje patëm ndeshje të fuqishme për arësye kryesisht ekonomike. Reformat që dëshiron të bëjë qeveria e Siniorës janë të vështira e kanë të bëjnë jo vetëm me rritjen e çmimeve, por edhe me privatizimet, me prekjen e të gjitha përfitimeve, si për shembull shfrytëzimin e konçesioneve për ndërtime. Fakti që hezbollahët, në çastin e fundit, u tërhoqën, sepse në fillim patën thënë “duam grevë pa kufij kohorë”, tregon vullnetin e tyre për t’i marrë ndihmat e donatorëve.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.