“Një jetë me Karolin” – nesër në libraritë italiane do të dalë libri i kardinalit
Dziwisz, që tregon për vitet pranë Gjon Palit II.
(23.01.2007 RV)Është dëshmi e pashembullt për të kuptuar figurën e jashtzakonshme
të Gjon Palit II: kështu u paraqit libri “Një jetë me Karolin”, botuar nga Rizzoli,
fryt i një bisede të vatikanistit Gjan Franko Sviderkoski me kardinalin Stanislao
Dgjivish, për 40 vjet me radhë sekretar personal i Papës Vojtila. Vëllimi, që do të
dalë nesër në libraritë italiane, tregon jetën e përditshme të Gjon Palit II, shtegtimet
e tij apostolike, orët e gjata kaluar në lutje dhe sëmundjen e jetuar si një realitet
që duhej pranuar e duhej treguar pa asnjë ndrojtje. Eshtë, pra, libër në të cilin,
në një farë mënyre, mund ta shohim Karol Vojtilën me sytë e bashkëpunëtorit të tij
më të ngushtë.