(23.01.07 RV) Të dielën më 28 janar në orën 21.00, Karitasi i Romës organizon
edicionin e tretë të Festës për Paqen me temë: “Përtej urës…shpresa”. Një mbrëmje
me muzikë për të sensibilizuar dhe për të mbledhur fonde në mbështetje të projekteve
të solidaritetit për Kosovën. Biletat mund të blihen paraprakisht duke telefonuar
në numrin 06.69886383 ose duke konsultuar faqen e internetit www.caritasroma.it.
Në rast se blihen para datës 28, biletat kushtojnë 13 euro, ndërsa në datën 28
janar, kushtojnë 15 euro. Festa zhvillohet në diskotekën Alfeus në via del Commercio,
36 (zona Ostiense) në Romë. Fondet e grumbulluara në këtë mënyrë do të financojnë
disa mikro-projekte në qytetin e Mitrovicës, ku punon organizata italiane jo qeveritare
“Shpresa”.