2007-01-23 17:51:12

Funerali i gazetarit armen në Turqi. Patriku armen: bashkëjetesa mësohet në shkollë.


(23.01.07 RV) Nën masa të rrepta sigurie, u zhvillua në Stamboll funerali i gazetarit turko-armen Hrant Dink, vrarë ditë më parë nga një 17 vjeçar, që u kap të shtunën. Siç kërkuan organizatorët, njerëzit mbanin në duar vetëm një tip parrulle, ku shkruhej: “Të gjithë jemi Hrant Dink. Të gjithë jemi armenë”.
Patriku armen i Turqisë, Mesrob II, në homelinë e tij theksoi: “Është tragjike që përfaqësuesit e armenëve dhe të turqve janë bashkuar vetëm gjatë funeralit të Hrant Dinkut”. Sipas prelatit të lartë, edukimi i njerëzve me parimet e bashkëjetesës paqësore duhet të fillojë që në shkollë e të jetë politikë e krejt shoqërisë. Kujtojmë se Dink është dënuar vitin e kaluar për “fyerje ndaj identitetit turk” në një artikull të shkruar prej tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.