2007-01-20 16:03:27

Shenjtorët e javës sipas Kalendarit kishtar.


(21.01.2007 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën e tretë të Kohës gjatë vitit kishtar, ndërsa të enjten e ardhshme përfundon Java e Lutjes për bashkimin e të krishterëve.
U përkujtua edhe festa e Shën Anjezes, virgjër e martire.
Nesër, e hënë, dita e pestë e Javës së Lutjes për bashkimin e të krishterëve, Kisha do të përkujtojë Shën Vinçencin, diakon spanjoll e martir, Shën Vinçenc Palotin, meshtar, themelues i Shoqërisë së Apostullimit Katolik dhe Shën Anastasin, murg e martir. Ftohemi të reflektojmë se Zoti do të na gjykojë si të krishetrë në se nuk flasim në emër të atyre që nuk kanë zë e nuk punojmë për t’i bërë ato vetë të aftë që të flasin.
Shën Emerenciana, martire romake dhe Shën Hildefonsi, ipeshkëv i Toledos, që do të kremtohen të martën, dita e gjashtë e Javës së Lutjes për bashkimin e të krishterëve, na kujtojnë se Zoti i thërret Kishat t’ia shpallin fjalën e tij botës, t’ia çojnë lajmin e mirë atyre që jetojnë në mjerim. Prandaj Kishat nuk mund të heshtin kur forcat e jashtme e pengojnë këtë mishërim të Fjalës në zemrat njerëzore.
Liturgjia e festës të Shën Françeskut të Sales, ipeshkëv i Gjenevës dhe doktor i Kishës, themelues i Urdhërit të Vizitacionit, pajtor i shtypit katolik, që do të kremtohet të mërkurën dhe Dita e shtatë e Javës së Lutjes për bashkimin e të krishterëve na kujtojnë se sa më tepër t’i afrohemi Kryqit të Krishtit, aq më shumë i afrohemi edhe njëri-tjetrit. Krishti dha jetën për të gjithë. Jeta e Kishës duhet ta shprehë këtë unitet.
Të enjten e ardhshme, dita e tetë dhe e fundit e Javës së Lutjes për bashkimin e të krishterëve dhe festa e të Kthyemit të Shën Palit Apostull na kujtojnë se Krishti u ngjall, duke e shndërruar vdekjen në jetë.
Të premten e ardhshme do të kremtohen Shën Timoteu e Shën Titi, ipeshkvij, nxënës stë Shën Palit si dhe Shën Paola, matronë romake. Liturgjia e festës së tyre na kujton se Apostujve, të cilët duan të dalin mbi të tjerët, Jezusi u paraqet vetveten si model shërbimi.
 Shën Angela Meriçi, virgjër, themeluese e Orsolineve si dhe Shën Vitaliani papë, që do të kremtohen të shtunën, na kujtojnë se në sa kthehen nga misioni, apostujt rrezikohen të bien në triumfalizëm, por Jezusi u kujton se duhet të jenë gjithnjë shërbëtorë të njerëzve.







All the contents on this site are copyrighted ©.