2007-01-20 16:03:42

Kryevjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, President historik i Kosovës.


(21.01.2007 RV)Një vit më parë në shtëpinë e vet në Prishtinë ndërroi jetë presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Përsëritet sot në kujtesën e mijëra shqiptarëve pikëllimi i çastit kur u përhap lajmi për humbjen e Njeriut të madh, që meritoi epitetin‘Gandi i Ballkanit, për luftën e tij këmbëngulëse paqësore në përpjekjen për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mbeti, kështu, në kujtesën e popullit si luftëtar i vendosur, themelues i LDK, president i parë, prijës dhe simbol i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë.Njeri me vlera të larta morale e me përgatitje të shkëlqyer kulturore, ai ishte në gjendje të jipte përgjigje për shumë nga problemet e ndërlikuara të kohës. I patëm kërkuar, prandaj, disa herë, të fliste në mikrofonin tonë, posaçërisht para e pas takimeve të tij jo të pakta me Papën Gjon Pali II dhe me personalitete të tjera të larta të Vatikanit. Zëri i tij mbetet i gjallë në arkivin tonë prej nga, në kryevjetorin e vdekjes së tij, shkëputëm fragmentin e një interviste dhënë kryeredaktorit tonë, dom David Gjugjës: RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.