2007-01-19 19:57:21

Presidenti i Shqipërisë paraqet Kodin e Sjelljes për zgjedhjet.


(19.01.07 RV) Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu bëri të ditur sot Kodin e Sjelljes për zgjedhjet e ardhshme, të cilin ua ka shpërndarë partive, duke u kërkuar që të shprehin publikisht miratimin dhe mbështetjen e tyre për të. Me anë të këtij Kodi Sjelljeje u kërkohet partive të respektojnë rregullat e lojës politike, të dënojnë dhunën dhe kërcënimet, të marrin përsipër përgjegjësitë e humbjes në zgjedhje e të respektojnë legjitimitetin e institucioneve zgjedhore. Rreth 15 pika që në thelb, përcaktojnë bazat e zgjedhjeve të lira e demokratike, gur prove për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.