2007-01-19 17:50:41

Në takimin me Kolegjin Kapranika, Papa nënvizoi: cilësia e klerit varet nga serioziteti i përgatitjes së tij.


(19.01.2007 RV)Për t’i shërbyer më mirë Kishës, meshtarët kanë nevojë për një formim serioz njerëzor, kulturor e shpirtëror – theksoi sot paradite Benedikti XVI në takimin vjetor me bashkësinë e Kolegjit Kapranika.
“Cilësia e klerit varet nga serioziteti i përgatitjes së tij në përkim me kërkesat e kohës e të vendit ku do të shërbejë ky kler” – tha Ati i Shenjtë - dhe në vijim vuri theksin mbi vlerën e Kolegjit, që u hap 550 vjet më parë, pikërisht më 5 janar- nga kardinali Domeniko Kapranika. Kardinali Kapranika qe i pari që themeloi në Romë një seminar kushtuar tërësisht formimit sakramentor, karitativ e baritor të meshtarëve të ardhshëm. Ndërmjet qindra nxënësve të tij, meshtar e ipeshkvij të njohur në historinë e Kishës, janë edhe dy papë: Benedikti XVI e Piu XII.







All the contents on this site are copyrighted ©.