2007-01-19 19:58:24

Negociatat me Korenë e Veriut do të rifillojnë në shkurt.


(19.01.07 RV) Negociatat gjashtëpalëshe për programin bërthamor të Koresë së Veriut pritet të rifillojnë në ditët e para të shkurtit. Agjencia koreanojugore e lajmeve njofton se bisedimet triditore mes ndërmjetësuesit amerikan, Kristofer Hill dhe homologut të tij koreanoverior, Kim Ki Gvan, duket se kanë qenë konstruktive.


Kina ka zhvilluar me sukses provën e saj të parë bërthamore në kozmos, për të shkatërruar një nga satelitët e saj. Japonia dhe SHBA-të e kanë dënuar eksperimentin duke pasur frikë se do të ketë një shkallëzim të garës për armatimin kozmik. Të njëjtin shqetësim kanë shprehur edhe Australia e Kanadaja.







All the contents on this site are copyrighted ©.