2007-01-18 18:41:22

Zgjedhjet në Serbi: vetëm 4 parti në parlament, sipas sondazheve.


(18.01.07 RV) Dita e fundit e fushatës elektorale në Serbi, para 48 orëshit të heshtjes, që paraprin zgjedhjet e së dielës. Sipas sondazheve, vetëm 4 parti mund të kapërcejnë pragun e 5%-shit, të vendosur nga ligji, për të hyrë në parlament. Tre prej tyre janë me orientim pak a shumë europeist dhe një ultranacionalist.
Sipas shifrave të publikuara nga gazeta e Beogradit, Press, shumicën prej 29% të votave duhet ta marrë Partia radikale serbe me në krye Vojisllav Shesheljin, i akuzuar pë krime lufte nga Gjykata e Hagës. Partia Demokratike e Boris Tadiçit, e cila mbështetet nga Evropa, duhet të marrë rreth 26% të votave, koalicioni nacionalist i qendrës, i kryeministrit aktual Vojisllav Koshtunica, duhet të marrë 18% të votave dhe një formacion teknokratik-liberist, që quhet G17 Plus e kryesohet nga ish-ministri i financave, Mlagjan Xhinkiq duhet të kapërcejë pragun e 5%-shit. Nëse këto tre parti të fundit krijojnë një koalicion të përbashkët, mund të qeverisin vendin.







All the contents on this site are copyrighted ©.