Përgjigje e drejtorit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë për takimin mbi Kinën.
(18.01.2007 RV)Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko
Lombardi, i pyetur nga gazetarët e kësaj Salle lidhur me takimin mbi Kinën në Vatikan,
për të cilin flasin sot disa nga organet e shtypit, u përgjigj se takimi është konfirmuar
e se do të mbahet të premten dhe të shtunën e ardhshme. Në përfundim të takimit do
të publikohet një komunikatë – njoftoi Atë Lombardi- duke nënvizuar se Ati i Shenjtë
nuk do të marrë pjesë në takimin, i cili do të kryesohet nga Sekretari i Shtetit,
por se nuk përjashtohet mundësia të përshëndesë pjesëmarrësit. Drejtori i Sallës së
Shtypit pohoi edhe se kryeministri vietnamez ka kërkuar të pritet në Vatikan më 25
janarin e ardhshëm.