Me 18 janar hapet Konferenca e Paqes e Parisit, dergata shqiptare ishte e udhëhequr
nga imzot Luigj Bumçi.
(18.01.07 RV) Duke shlfetuar kalendarin historik të 18 janarit përkujtojmë
hapjen zyrtare të Konferencës së Paqes në Paris më 18 janar të vitit 1919, organizuar
nga fuqitë e mëdha fituese që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore, për t’iu diktuar
Vendeve të mundura kushtet e paqes dhe rindarjen e kolonive si dhe sferave të ndikimit.
Rolin kryesor në këte e luajtën fuqitë e mëdha: Anglia, Franca, SHBA, Italia dhe Japonia. Në
konferencën e Paqes të Parisit u përgatiten dhe u nënshkruan pesë traktate paqeje
me vendet që humben luftën: Gjeramaninë, Austrinë, Hungarinë, Bulgarinë dhe Turqinë.
Në këtë konferencë ndërkombëtare u morën në konsiderim edhe pretendimet e tri monarkive
fqinje të shqiptarëve fituese të luftës, Italia, Grqia e Jugoslavia ndaj Shqipërisë
dhe u refuzuan kërkesat e delegacionit shqiptar, për të rishikuar kufijtë në favor
të tij dhe për të përfshirë brenda tyre edhe ato territore shqiptare që ishin shkëputur
më 1878 dhe më 1913. Nga shkurti i vitit 1919 e deri në marsin e 1920, në Konferencën
e Paqes në Paris u hartuan edhe disa projekte për të ardhmën politike të Shqipërisë.
Në to u parashikua copëtimi i shtetit shqiptar dhe zhdukja e tij nga harta politike
e Europës si shtet i pavarur e sovran, por planet antishqiptare të Koferencës së Paqes
të Parisit u luftuan nga delegacioni shqiptar i kryesuar nga ipeshkëvi imzot Luigj
Bumçi, i cili i kërkoi Papës Benediktit të XVI-të të ndërhyj për të shpëtuar Shqipërinë
nga copëtimi….. E pastaj u hodhën poshtë edhe nga Kongresi u Lushnjes e nga Lufta
e Vlorës. Pra, vendimet e kësaj konference që ishin në dëm të kufijve të Shqipërisë,
nuk u zbatuan, falë kontributit të tërë Vendit nën drejtimin e ipeshkëvit katolik
shqiptar imzot Luigj Bumçit. Kujtojmë se në vitin 1919 sekretar gjeneral i dërgatës
shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris është P. Gjergj Fishta OFM, në krye të së
cilës dërgatë ishte ipeshkvi i Lezhës, Imzot Luigj Bumçi.