2007-01-17 17:16:03

Sot u kremtua Dita e reflektimit hebraiko-kristian.


(17.01.2007 RV)Pati në qendër të vëmendjes temën e ‘Dhjetë Urdhërimeve të Tënzot’.
Me këtë rast kryerabini i Izraelit, Jona Metzger, gjatë një takimi organizuar në Romë nga Bashkësia e Shën Egjidit, e ftoi përsëri Benediktin XVI të vizitojë Tokën Shenjte. Papa e pranon ftesën – shpjegoi më pas kardinali Kasper, i pranishëm në këtë takim me cilësinë e Kryetarit të Komisionit për marrëdhëniet ndërfetare me hebraizmin – por vizita varet nga situata në terren.Ndërkaq kryerabini nënvizoi se marrëdhëniet me të krishterët janë shumë të mira, madje se nuk kanë qenë kaq të mira asnjëherë në histori, por pa harruar të shprehë edhe shqetësimin e tij për rritjen e antisemitizmit në Evropë.







All the contents on this site are copyrighted ©.