2007-01-17 17:16:14

Koordinimi për Tokën Shenjte kërkon më shumë impenjim të qeverisë izraelite për zhvillimin.


(17.01.2007 RV)Ndërsa Kisha katolike universale kremtoi Ditën e dialogut hebraiko-kristian, një delegacion i ipeshkvijve të Koordinimit për Tokën Shenjte, që po viziton këto vise, u takua sot paradite me zevendës-kryeministrin izraelit Shimon Perez, të cilit i kërkoi gjeste të guximshme, për t’i dhënë fund frikës që është në rrënjë të problemeve në Tokën Shenjte. Gjatë takimit prelatët theksuan nevojën e zhvillimit ekonomik që u garanton ardhmërinë familjeve dhe shprehën shqetësimet për Marrëveshjen themelore ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Izraelit. Perez i siguroi se qeveria po punon për t’i dhënë zgjidhje të gjitha problemeve që duhet të përballojnë bashkësitë e krishtera në Tokën Shenjte, të cilat jetojnë me frikën se mund të mbeten krejtësisht të izoluara.







All the contents on this site are copyrighted ©.