2007-01-17 18:08:24

Barroso: të vendosim ç'do të jetë Evropa në 50 vjetët e ardhshme.


(17.01.07 RV) Më 25 mars në Berlin, krerët evropianë të përpilojnë një Deklaratë për Evropën që duam në 50 vjetët e ardhshme. Kjo është thirrja e presidentit të Komisionit Evropian, Zhosè Manuel Durao Barroso, në diskutimin e tij para Europarlamentit në Strasburg. Barroso i referohet tekstit që do të miratojnë 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në Berlin, në 50-vjetorin e Traktatit të Romës, që vuri bazat e Kushtetutës evropiane. Presidenti i Komisionit Evropian bën 5 propozime mbi temat që duhen përfshirë në vizionin e së ardhmes: solidariteti, sostenibiliteti, transparenza, siguria dhe promovimi i vlerave në botë.
Ndërkaq, edhe kancelarja gjermane, Anxhela Merkel ka deklaruar se traktati i ri kushtetues është një nga përparësitë e semestrit të presidencës gjermane të Bashkimit Evropian. Merkel kërkoi mbështetje edhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, për thellimin e partneritetit me SHBA-të e nënvizoi nevojën e një marrëveshjeje të re me Rusinë në fushën energjitike.







All the contents on this site are copyrighted ©.