2007-01-15 17:29:12

Telegram i Papës për dialogun dhe bashkëjetesën paqësore në Bolivi, pas akteve të dhunës që ndodhen këto ditë


(15.01.2007 RV)I njoftuar për ndeshjet në qytetin e Kokabambës, në Bolivi, që shkaktuan vdekjen dhe plagosjen e disa njerëzve, pa llogaritur dëmet materiale, Papa u shpreh ngushëllimet dhe afërsinë e tij barinjve të Kishës dhe të gjithë atyre që impenjohen për të ruajtur harmoninë qytetare dhe bashkëjetesën paqësore. Ati i Shenjtë bën thirrje për dialog të sinqertë e plot respekt për të zgjidhur mosmarrëveshjet e mundshme. Në telegramin, me nënshkrimin e kardinalit Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, drejtuar kardinalit Julio Terrazas Sandoval, kryipeshkëv i Santa Cruz, Benedikti XVI uron që dhuna të shndërrohet në bashkëpunim dhe të promovohet me të vërtetë e mira e përbashkët.







All the contents on this site are copyrighted ©.