Kondolica Rajs përfundoi vizitën në Egjipt niset për Riad. Sarkozi kandidat i djathë
në presidencialet franceze.
(15.01.07 RV) Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolica Rajs vazhdon turneun
diplomatik në Lindjen e Mesme me takimin e sotëm, gati katër orësh, në Jerusalem me
kryeministrin izraelit Ehud Olmert. Në përfundim, ata kanë rënë dakord për një takim
tre-palësh me liderin palestinez Abu Mazen, në një vend dhe datë për t’u caktuar.
Olmert ia ka bërë të qartë sekretares amerikane të shtetit, se Izraeli nuk do të mbështesë
asnjë qeveri palestineze, që nuk respekton rregullat e vendosura nga plani i paqes
“road map”. Dje, Rajs i premtoi liderit palestinez Abu Mazen angazhim më të madh amerikan
për një shtet palestinez. Aktualisht ajo ndodhet në Egjipt, etapa e dytë e turneut.
Ministri
i Brendshëm francez, Nikolas Sarkozi është kandidati zyrtar i partisë së tij, Bashkimit
përLëvizjen Popullore, në zgjedhjet presidenciale të pranverës. Ndër pikat
kryesore të programit të Sarkozit, kundërshtimi i hapur ndaj hyrjes së Turqisë në
Bashkimin Evropian. Në zgjedhjet, që do të zhvillohen më 22 prill dhe më 6 maj, Sarkozi
duhet të përballojë socialisten Segolèn Ruajal.