2007-01-11 18:28:24

Takimi Nano-Berisha. Ndoshta zgjidhja për çertifikatat.


(11.01.07 RV) Zgjedhjet janë akoma tema kryesore e debateve në Shqipëri. Sot pasdite janë takuar kryeministri Sali Berisha, me kundërshtarin e tij të deklaruar Fatos Nano. Sipas deklaratës së përbashkët për shtyp, zgjedhjet duhen zhvilluar me doemos në 18 shkurt, datën e vendosur sipas Kushtetutës. Takimi i dy shemërve u bë pas një nate të lodhshme në tryezën e partive me presidentin Alfred Moisiu në Tiranë. Partitë deklaruan në mëngjes se mbështesin planin e presidentit, por akoma duhet sqaruar puna e çertifikatave. Sipas Nanos dhe Berishës, mund të veprohet si në zgjedhjet e 3 korrikut, pra zgjedhësit të votojnë me çertifikatë dhe një dokument identifikimi. Sot, opozita ka pranuar që zgjedhësit të votojnë përveçse me çertifikata zgjedhore dhe me pasaporta, edhe me patenta ose dëshmi të tjera identiteti, por kërkon që këto të fundit të noterizohen.







All the contents on this site are copyrighted ©.