2007-01-10 18:38:18

Mbetet kritike situata në Somali


(10.01.2007 RV)Sipas lajmeve gjysëm zyrtare, SHBA kanë bombarduar sot paradite sërish jugun e Somalisë, por qeveria e Mogadishos përgënjeshtroi e irrituar. Nuk ka pasur as bombardime të trupave etiope, të cilat deri tani kanë luftuar guerrilasit e Kohortave islamike, të tërhequr në zonë nga kryeqyteti. Sipas Etiopisë, integralistët somalë nuk përbëjnë më rrezik për të, por nuk sqarohet se kur do të tërhiqen nga Somalia trupat e Adis-Abebës. Në sulmet nga ajri, është vrarë njëri nga atentatorët kundër ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani, anëtar i Al Kaidës.
Ndërkaq, sot ka pasur ndeshje me armë në Mogadisho, rreth një kazerme ushtarake për somalë dhe etiopë. Kryeministri u ka bërë thirrje xhihadistëve të Kohortave Islamike të dorëzojnë armët, duke u ofruar atyre mundësinë të integrohen në trupat e rregullta. Cili është qëndrimi i vetë somalëve para bombardimeve të fundit? Të dëgjojmë përfaqësuesin e Bashkësisë somale në Itali, Dugllas Dualè: Të gjithë somalët, kudo ku ndodhen, janë kundër, edhe për arësye se kanë përshëndetur me kënaqësi largimin e milicive të Kohorteve islamike. Kur u larguan të ashtuquajturit “zotërinjtë e luftës”, populli somal i pati pritur milicët krahëhapur. Por pas 40 ditësh, Kohortet islamike treguan fytyrën e tyre të vërtetë dhe vendosën Sharinë, ligjin islamik. Disa prej tyre, natyrisht, janë të lidhur me terroristët, por shumica e somalëve prisnin që pasi përzunë Kohortet islamike, ushtarët etiopë të ktheheshin në vendin e vet.







All the contents on this site are copyrighted ©.