2007-01-08 16:33:59

Saddam Hyseini është var këtë natë. Vatikani, ekzekutimi i Saddamit lajm tragjik, mund të shkaktojë harmarrje e dhunë të re.


(30.12.06. RV)Saddam Hyseini është var këtë natë në ora 4 evropjane (6 lokale). Ekzekutimi i ish diktatorit është filmuar. Vendimi i varjes pas një takimi né nivel të lartë mes SHBA-së e Irakut. Të kota përpjekjet ekstreme të avokatit të tij. Presidenti George W. Bush e ka quajtur varjen e Saddam Hyseinit “ gur miliar në historinë e Irakut”.
Ndeshje të dhunshme kanë shpërthyer në qytete e zona të ndryshme të Irakut, si në Falluzha, kështjellë e sunitëve, për të protestuar kundër ekzekutimit të ish presidentit Saddam Hysein. Në mbarë Irakun janë përforcuar masat e sigurisë nga frika e shkallëzimit të tensionit ndër mbështetësit e regjimit të vjetër.
Reagime pas vdekjes së Saddamit në bashkësinë ndërkombëtare. Nga Londra në emër të kryeministrit Blair, ministri i Jashtëm Beckett megjithë se u shpreh kundër varjes e dënimit me vdekje, nënvizoi se ish diktatori ka paguar për krimet që bërë.
Në meritë me ekzekutimin me vdekje të Saddam Hyseinit, që ndodhi natën e kaluar, Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Atë Federico Lombardi, S.J., ka lëshuar këtë deklaratë:
“Një ekzekutim me vdekje gjithmonë është lajm tragjik, motiv trishtimi, edhe atëherë kur bëhët fjalë për një person që është bërë fajtor me kryerjen e krimeve të rënda.
Qendrimi i Kishës katolike – e cila është kundër dënimin me vdekje – është ripohuar disa herë. Vrasja e fajtorit nuk është udhë për ndërtimin e drejtësisë e pajtimin e shoqërisë. Madje ekziston rreziku që përkundrazi të ushqehet shpirti i hakmarrjes e të mbjelljët dhunë e re. Në këtë kohë të errët të jetës së popullit irakianë nuk mund të mos urojmë që të gjithë përgjegjësit më të vërtetë të bëjnë çdo përpjekje të mundshme në mënyrë që në këtë situatë dramatike të hapet një fije shprese pjatimi e paqeje”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.